Ekonomia Online
FUNDIT

“Romeo dhe Xhulieta” e Teatrit Kombëtar të Kosovës prezantohet në Festivalin e Teatrit Shqiptar “Moisiu” në Shkup

“Romeo dhe Xhulieta” e Teatrit Kombëtar të Kosovës prezantohet në Festivalin e Teatrit Shqiptar “Moisiu” në Shkup

Shfaqja “Romeo dhe Xhulieta”, me regji të Ilir Bokshit, do të prezantohet më 21 nëntor 2026 në Teatrin Shqiptar në Shkup, në kuadër të edicionit të katërt të Festivalit të Teatrit Shqiptar “Moisiu”.

Në shfaqje interpretojnë Valmir Krasniqi, Qendresë Jashari, Edona Reshitaj, Ylber Bardhi, Teuta Krasniqi, Eshref Durmishi, Veton Osmani, Blin Mani, Edlir Gashi, Labinot Rraci, Gani Rrahmani, Shpetim Kastrati, Florie Bajoku, Alban Goranci, Elton Tahiri, Rrezon Zhinipotoku, Erza Sejdiu, Erxhan Mehmeti, Etnike Bogaj, Erina Sahiti, Aurora Hyseni, Elsa Belegu, Lis Maliqi, Ereza Osmani dhe Medin Beqiri.

Produksioni i Teatrit Kombëtar të Kosovës është pjesë e programit të festivalit, i cili mbahet nga 16 deri më 22 nëntor në Shkup./KultPlus.com

Të ngjashme