“Strehoni emigrantët e mitur”- Thirrja e BE-së për Gjermaninë

Syrian refugees arrive at the camp for refugees and migrants in Friedland, Germany April 4, 2016. REUTERS/Kai Pfaffenbach
Prishtinë | 25 Dhj 2019 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Evropian i ka bërë thirrje Gjermanisë dhe vendeve tjera të Bashkimit Evropian që të pranojnë dhe strehojnë migrantët e mitur, të vendosur aktualisht në Greqi.

Kampet në Greqi janë të mbingarkuara dhe vendet tjera duhet të ndihmojnë. “Komisioni është i shqetësuar me gjendjen e rëndë të migrantëve pa shoqërim në këto kampe”, tha zëdhënsja e komisioneres së BE Ursula von der Leyen, për agjencinë e lajmeve DPA. Komisioni ka kërkuar prej vendeve anëtare disa herë që vullnetarisht të marrin migrantë nga këto kampe. Por përgjigja ka qenë deri tani kryesisht negative. Autoritetet greke thonë se aktualisht në kampe atje ka rreth 5.300 fëmijë dhe minorenë pa shoqërim. Por vend në kampe ka për vetëm 2.216, që do të thotë se mbi gjysma prej tyre nuk kanë vend për strehim të duhur. Por ndërkohë në gjermani, debatet janë të nxehta.

Të gjelbrit kërkojnë që gjermania të pranojë rreth 4 mijë fëmijë dhe të mitur por kjo kritikohet nga palë të tjera. Qeveria gjermane sidoqoftë ka bërë të ditur se migrantët në këtë moment nuk mund të sillen në Gjermani. “Ne po kërkojmë zgjidhje evropiane”, theksoi zëdhënësja e qeverisë Ulrike Demmer. “Gjermania nuk mund ta zgjidhë vet këtë problem.” Ndërkohë mendohet se zgjidhja do të arrihet shumë shpejtë. Vendet e BE për përpiqen të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për shpërndarjen e migrantëve, thuhet në BE.


Të ngjashme