Suharekë, babai rrahë djalin

Prishtinë | 25 Dhj 2021 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Një i dyshuar është arrestuar mbrëmë në Suharekë pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht të birin e tij.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje verbale, teksa babai i viktimës ka qenë nën ndikimin e alkoolit kur e ka sulmuar atë.

I dyshuari është ndaluar në stacionin policor për gjashtë orë, deri në këndellje.

“Suharekë 24.12.2021-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, pas një mosmarrëveshje verbale e ka sulmuar fizikisht djalin e tij viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 6 orë për tu liruar pas këndelljes” thuhet në raportin e Policisë.

Të ngjashme