Sulm me autobombë në Kabul, 24 të vdekur

Prishtinë | 24 Kor 2017 | 10:05 | Nga

Të paktën 24 persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi me autobombë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas dëshmitarëve okularë, shpërthimi në rajonin Pul-i Sohta ka ndodhur në orën 07:00 sipas kohës lokale në çastin kur po kalonte një furgon që transportonte punonjës të Ministrisë së Minierave.

Naxhib Danish, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, për AA tha se si rezultat i sulmit 24 persona kanë humbur jetën dhe se shumica e të vdekurve janë civilë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme