Ekonomia Online
FUNDIT

Sulm me bombë në restorantin parisien, 12 të plagosur

Sulm me bombë në restorantin parisien, 12 të plagosur

Dy persona pësuan djegie të rënda dhe 10 të tjerë u plagosën pas një sulmi me bombë në një restorant në periferi të Parisit. Ekipet e ambulancës nxituan për në Aubervilliers, një komunë në rrethin Seine-Saint-Denis, pasi një bombë me shishe, e njohur si “Kokteil Moltov” u hodh brenda një restoranti të njohur. Ekipet e […]

Dy persona pësuan djegie të rënda dhe 10 të tjerë u plagosën pas një sulmi me bombë në një restorant në periferi të Parisit.

Ekipet e ambulancës nxituan për në Aubervilliers, një komunë në rrethin Seine-Saint-Denis, pasi një bombë me shishe, e njohur si “Kokteil Moltov” u hodh brenda një restoranti të njohur.

Ekipet e shpëtimit dhe policia mbërritën në vendin e ngjarjes rreth orës 20:30, pasi shpërthimit të një zjarr në lokal.

Rreth 50 zjarrfikës u thirrën për t’u vënë nën kontroll flakët, raportoi Le Parisien.

Dy viktima pësuan djegie të rënda dhe u transportuan në spitalin më të afërt.

Dhjetë persona të tjerë pësuan lëndime të lehta, duke përfshirë 6 policë që ndihmuan me përpjekjet e shpëtimit.

https://www.youtube.com/watch?v=G-lMJApaLJc

Të ngjashme