Ekonomia Online
FUNDIT

Sulm me thikë në një kishë në Kaliforni, dy të vdekur

Sulm me thikë në një kishë në Kaliforni, dy të vdekur

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një sulmi me thikë në një kishë në San Jose të Kalifornisë, ka thënë policia lokale. Departamenti i Policisë në San Jose ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter se zyrtarët i janë përgjigjur sulmit në orët e vona të 22 nëntorit në një kishë. Ata […]

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një sulmi me thikë në një kishë në San Jose të Kalifornisë, ka thënë policia lokale.

Departamenti i Policisë në San Jose ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter se zyrtarët i janë përgjigjur sulmit në orët e vona të 22 nëntorit në një kishë.

Ata kanë thënë se disa persona janë plagosur, disave u është kërcënuar jeta, derisa më vonë kanë njoftuar për dy viktima.

Policia ka thënë se në kohën e sulmit nuk ka qenë duke u kryer asnjë shërbim në kishë, mirëpo personat e pastrehë kanë qenë aty për t’i ikur motit të ftohtë.

Të ngjashme