Sulmi me mjete shpërthyese ndaj policisë së Kosovës, dyshohet se u hodhën nga territori i Serbisë

Prishtinë | 16 Pri 2022 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës është sulmuar sot sërish në veri të Kosovës, menjëherë pasi dje u bënë publike në media sulmet e njëpasnjëshme ndaj të cilave janë ekspozuar policët e Kosovës të cilët shërbejnë në veri të vendit.

Sipas komunikatës së policisë së Kosovës, mjetet shpërthyese që dyshohet të jenë piroteknike, gjithashtu dyshohet të jenë hedhur nga territori i Serbisë.

“Ngjarja ka ndodhur në një pjesë që është afër territorit të Serbisë dhe dyshimi i bazuar është se këto mjete janë hedhur nga territori i Serbisë. Policia ka qenë duke monitoruar një rrugë ilegale të mbyllur kohë më parë dhe e cila përdorej për kontrabandë të mallrave.”, thuhet në komunikatë.

“Nga shikimi i vendit të ngjarjes është vërejtur se në xhamin e veturës policore ka mbetur një copë letre (dyshohet mbështjellës i mjeteve piroteknike). Ngjarja ka ndodhur në një pjesë që është afër territorit të Serbisë dhe dyshimi i bazuar është se këto mjete janë hedhur nga territori i Serbisë. Policia ka qenë duke monitoruar një rrugë ilegale të mbyllur kohë më parë dhe e cila përdorej për kontrabandë të mallrave”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se nga ky rast, nuk ka persona të lënduar as dëme materiale.

“Policia është duke e trajtuar rastin dhe do të vazhdojë aktivitete operative për të parandaluar aktet kriminale trans-kufitare në atë zonë dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme