Sulmi në Mançester, Britania rrit në maksimum masat e sigurisë

Prishtinë | 24 Maj 2017 | 09:59 | Nga

Pas sulmit terrorist të Mançesterit, Britania e ka ngritur alarmin në nivelin kritik, çka do të thotë se ekziston rreziku se vendi mund të përfshihet nga sulme të tjera. Kjo është bërë e ditur nga kryeministrja britanike Theresa May, e cila publikoi edhe planin e ri të sigurisë.

Për shkak të kërcënimit të lartë, personali ushtarak do të vihet për të mbrojtur zonat kyçe të vendit.

Ajo deklaroi se ushtarët do të vendosen në vende publike në mbështetje të forcave policore të angazhuara për mbrojtjen e publikut. Gjithashtu forca të shumta do të ketë gjatë koncerteve, ndeshjeve apo grumbullimeve të tjera publike.

Nga sulmi terrorist në Mançester humbën jetën 22 persona, ndërsa 59 të tjerë mbetën të plagosur. Sulmi ndodhi pas koncertit të këngëtares Ariana Grande.

Të ngjashme