Ekonomia Online
FUNDIT

Sulmohen katër shtetas të huaj si e kaluan kufirin për në Kosovë

Sulmohen katër shtetas të huaj si e kaluan kufirin për në Kosovë

Sapo kanë kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë, katër shtetas të huaj janë sulmuar fizikisht e janë plaçkitur. Në raportin e Policisë së Kosovës, theksohet se rasti ka ndodhur dje megjithëse nuk jepen detaje se çfarë shtetas ishin. Viktimat, i kanë sulmuar pesë të dyshuar prej të cilëve kanë vjedhur para e telefona. Të katër viktimat, kanë pranuar […]

Sapo kanë kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë, katër shtetas të huaj janë sulmuar fizikisht e janë plaçkitur.

Në raportin e Policisë së Kosovës, theksohet se rasti ka ndodhur dje megjithëse nuk jepen detaje se çfarë shtetas ishin.

Viktimat, i kanë sulmuar pesë të dyshuar prej të cilëve kanë vjedhur para e telefona.

Të katër viktimat, kanë pranuar madje edhe tretman mjekësor.

“Katër viktimat meshkuj shtetas të huaj, kanë raportuar se posa kanë kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë, pesë të dyshuar të panjohur i kanë grabitur para dhe dy telefona, si dhe i kanë sulmuar fizikisht. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Të ngjashme