Sulmoi persona zyrtarë dhe dëmtoi disa pajisje, arrestohet i dyshuari në Deçan

Prishtinë | 23 Tet 2023 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar në Deçan pasi në gjendje të dehur kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht persona zyrtarë dhe kishte dëmtuar disa pajisje.

Gjatë arrestimit, i njëjti e ka sulmuar edhe një zyrtar policor.

Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR- Deçan 21.10.2023 – 21:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në gjendje të dehur i kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht personat zyrtarë si dhe kishte dëmtuar disa pajisje. Po ashtu gjatë arrestimit i njëjti ka sulmuar edhe një zyrtar policor. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Të ngjashme