Ekonomia Online
FUNDIT

Sulmuesi me thikë mbyt tre persona në Kinë

Sulmuesi me thikë mbyt tre persona në Kinë

Policia kineze është vënë në kërkim të një 30 vjeçari, pasi që është i dyshuar për sulmin me thikë në provincën Hebei të Kinës, që rezultoi në vdekjen e tre personave dhe lëndimin e disa të tjerëve. Policia e regjionit Wenan, ka bërë publike disa fotografi të të dyshuarit ku është bërë e ditur se […]

Policia kineze është vënë në kërkim të një 30 vjeçari, pasi që është i dyshuar për sulmin me thikë në provincën Hebei të Kinës, që rezultoi në vdekjen e tre personave dhe lëndimin e disa të tjerëve.

Policia e regjionit Wenan, ka bërë publike disa fotografi të të dyshuarit ku është bërë e ditur se personi në fjalë ka qenë banorë i atij lokacioni ku e ka kryer sulmin.

Policia komunale ka lëshuar një deklaratë ku thuhej se një sulm me thikë që u zhvillua herët në mëngjes, ka lënë të vdekur tre persona, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Sulmet e tilla shpesh herë i kryejnë personat me sëmundje vendore dhe me ankthe personale. Pasi që kontrolli mbi armët është jashtëzakonisht i madh në këtë zonë, thikat mbeten si arma e vetme për të kryer një sulm.

Të ngjashme