Sveçla: Po mbyllen rrugët ilegale të kontrabanduesve, dëshmi e forcimit të shtetit ligjor

Prishtinë | 24 Shk 2022 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Policinë e Kosovës për, siç tha, angazhimin e pakursyer në parandalim të kontrabandës dhe aktiviteteve tjera kriminale.

Ai tha se u realizua suksesshëm plani operacional në parandalimin dhe luftimin e krimit si dhe të gjitha formave të kontrabandës, që përfshijnë zonat kufitare që lidhin Republikën e Kosovës me atë të Serbisë si dhe në zonën kufitare që lidhet me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Kjo dëshmon forcimin e shtetit ligjor, parandalimin e kontrabandës dhe trafikimit të mallrave përmes rrugëve ilegale, duke mbyllur dhe pamundësuar rrugët ilegale të shfrytëzuara nga kontrabanduesit. Përmes vazhdimit të luftimit dhe parandalimit të kontrabandës, ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe zbatueshmërisë së ligjit, institucionet e Republikës së Kosovës kujdesen për mirëqenien, shëndetin dhe krijimin e një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, përfshirë ata që jetojnë në zonat kufitare”, ka shkruar Sveçla.

Të ngjashme