Synimi i ShBA-së është një marrëveshje direkte mes Kosovës dhe Serbisë

Prishtinë | 30 Pri 2018 | 08:57 | Nga

Nuk mund të flitet për një zgjidhje afatgjatë mes Kosovës dhe Serbisë nëse nuk ka një “marrëveshje direkte” mes Prishtinës dhe Beogradit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kështu ka thënë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kyle Scott, në një intervistë dhënë portalit serb Telegraf.rs.

“Nuk mund të flasim për zgjidhje afatgjatë të këtij problemi pa një marrëveshje direkte mes udhëheqjeve të Beogradit dhe Prishtinës. Ky është synimi ynë, ky është synimi i dialogut në përgjithësi”, ka thënë Scott. “Në fund të fundit, kjo duhet të jetë një marrëveshje direkte mes Beogradit dhe Prishtinës”.

I pyetur nëse ShBA-ja do të përfshihet më drejtpërdrejt në dialogun e Brukselit, ambasadori Scott tha se një gjë e tillë nuk i duket e nevojshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme