Tahiri: Bizneset po importojnë, prodhimet vendore po falen

Prishtinë | 16 Mar 2023 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Shoqatës së Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri, ka akuzuar bizneset e mëdha se po importojnë produkte nga jashtë, në kohën kur fermerët vendorë, sipas tij, po detyrohen të hedhin ose falin prodhimet e tyre.

Ai ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku lopët shihen duke ngrënë karota e lakra, që sipas tij, fermerët vendorë nuk kanë arritur t’i shesin.

“Oligarkët i mbushin marketet e tyre me pemë e perime nga importi, kurse prodhuesit tanë duhet me i hedhë ose me ua falë fermerëve për ushqim kafshësh, për shkak se nuk kanë ku dhe kujt me ia shitë”, ka shkruar Tahiri.

Të ngjashme