Tahiri: Për herë të parë me vendim të kryeministrit shteti ua ka kompensuar policëve orët shtesë

Prishtinë | 06 Sht 2019 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Ky 20-vjetor Policinë e Kosovës e gjen si institucionin më kredibil dhe i besueshëm tek qytetarët.

Për herë të parë me vendim të kryeministrit shteti ua ka kompensuar policëve orët shtesë:

• Që ishte krejt e pakuptueshme që shteti t’u mbetet borxh atyre që janë garant për sigurinë tonë;

• Kjo tashmë është normuar në Ligjin për Pagat që bashkë me orët shtesë për herë të parë do të jepen shtesat për rrezikshmëri deri në masën 40% të pagës bazë.

Jam krenar që bashkërisht me përfaqësuesit e Policisë kemi arritur të kemi një trajtim të dinjitetshëm në pagë për policët. Tashmë, ashtu siç është më e vlerësuara në rajon, policët tanë janë edhe më të paguarit.

Jam i bindur që ky përkushtim do të vazhdojë duke përmbyllur çështjen e sigurimit shëndetësor dhe atij jetësor.

Në mbështetje të profesionalizmit dhe përkushtimit të pashoq të Policisë na duhet të garantojmë të drejtën për pensionim të parakohshëm të dinjitetshëm.

Ashtu siç Policia na bënë krenar dhe jetë të sigurt për familjen dhe shtetin, është detyrë dhe mision i shtetit përkujdesja për ta dhe familjet e tyre.

Të ngjashme