Takimi i OKB-së mbi Kushtetutën e re siriane do të fillojë në shtator

I dërguari i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura.
Prishtinë | 24 Gus 2018 | 16:39 | Nga

I dërguari i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, do të presë Iranin, Rusinë dhe Turqinë për bisedimet mbi hartimin e Kushtetutës së re siriane më 11-12 shtator, bëri të ditur një zëdhënëse e Kombeve të Bashkuara.

Mistura, është caktuar për formimin e një komisioni për të shkruar Kushtetutën e re për shtetin e Sirisë, i cili ka pësuar shumë dëme nga lufta disavjeçare.

Përfaqësuesit e tre vendeve, të Iranit, Rusisë dhe Turqisë do të takohen me De Misturan për dy ditë radhazi në selinë qëndrore evropiane të OKB-së në Gjenevë, bëri të ditur zëdhënësja Alessandra Vellucci.

De Mistura ka thënë se dëshiron që të mbledhë komitetin kushtetues përpara se krerët e botës të takohen në Asamblenë e Përgjithshme në Nju Jork në fund të shtatorit.

Përpjekjet e mëparshme të De Misturas për të negociuar për fund të konfliktit sirian nuk kanë arritur të përparojnë. Më shumë se 350,000 njerëz janë vrarë dhe miliona janë zhvendosur që nga fillimi i luftës së Sirisë në vitin 2011.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme