Jutarnji List sjell disa foto nga dyqanet më të mëdha në shtetin kroat.
Sipas mediumit shumë markete sot kanë qenë pothuajse bosh për shkak të vendimit të popullit për bojkot.
“Në një nga hipermarketet më të mëdha në Zagreb, thuajse nuk ka klientë, takuam vetëm dy njerëz që prisnin në një sportel të vetëm, nga rreth një duzinë që punonin. Zakonisht në këtë periudhë të vitit është shumë e mbushur me njerëz dhe njerëzit presin në radhë të mëdha për një meze të lehtë, por siç mund ta shihni sot nuk ka njeri atje”, thotë një shitës.
Përveç tij, në dyqan ka edhe punëtorë të tjerë që pastrojnë dhe rirregullojnë raftet, si dhe ka edhe promotorë të cilët kanë përfituar nga ky bojkot për të ndryshuar dhe rregulluar disa zona në dyqanin ku ndodhen produktet e tyre. Skena të kujton vizitën e dyqanit pas orarit të punës ose në ditën e inventarit.
Një grua e moshuar në atë hipermarket thotë se mbështet bojkotin, por fatkeqësisht sot i është dashur të shkojë urgjentisht në dyqan.