Ekonomia Online
FUNDIT

Të paktën 60 palestinezë janë arrestuar në Bregun Perëndimor

Të paktën 60 palestinezë janë arrestuar në Bregun Perëndimor

Të paktën 60 palestinezë, përfshirë ish të burgosur, janë arrestuar në bastisjet e forcave izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm. Në një deklaratë, Shoqata e të Burgosurve Palestinez tha se disa nga arrestimet ishin përqendruar në kampin e refugjatëve Dheisheh në Betlehem, ndërsa pjesa tjetër u shpërnda në Bregun […]

Të paktën 60 palestinezë, përfshirë ish të burgosur, janë arrestuar në bastisjet e forcave izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm.

Në një deklaratë, Shoqata e të Burgosurve Palestinez tha se disa nga arrestimet ishin përqendruar në kampin e refugjatëve Dheisheh në Betlehem, ndërsa pjesa tjetër u shpërnda në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Disa nga të arrestuarit u liruan më vonë, raporton Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

Që nga 7 tetori, më shumë se 3 mijë e 540 palestinezë janë arrestuar në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Nga bastisjet që u zhvilluan nëpër territoret e pushtuara mbrëmë, duke përfshirë në Qalqilya, mbetën të vrarë dy palestinezë.

Të ngjashme