Të rinj portugezë çojnë në Gjykatën Evropiane 33 shtete për ndryshime klimatike

Prishtinë | 03 Sht 2020 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Aktivistë të rinj nga Portugalia kanë ngritur çështjen e ndryshimit klimatik për herë të parë në Gjykatën Evropiane për të Drejta e Njeriut në Strasburg, duke kërkuar nga 33 shtete që të ndërmarrin misione ambicioze për këtë çështje për të ruajtur shëndetin e tyre fizik dhe mental në të ardhmen.

Paditësit, katër fëmijë dhe dy të rinj dëshirojnë një standard, të ngrenë çështjen në gjyq për urdhër ndaj 33 shteteve, që përfshin Britaninë, Norvegjinë, Rusinë, Turqinë, Zvicrën dhe Ukrainën, për të parandaluar diskriminimin ndaj të rinjve dhe të drejtat e tyre për të jetuar lirshëm dhe të sigurt, shkruan The Guardian.

Rasti është nisur pasi Portugalia shënoi korrikun më të ngrohtë në 90 vjet. Ishte iniciuar tre vjet më parë pas djegieve të pyjeve të cilat lanë të vdekur mbi 120 njerëz, në vitin 2017. Katër nga paditësit vijnë nga Leiria, një nga zonat më të goditura, dy të tjerët jetojnë në Lisbonë e cila shënoi rekord me 44 gradë celcius në vitin 2018.

Ekspertët kanë paralajmëruar se këto trende do të përkeqësohen në të ardhmen.

20-vjeçarja Catarina Mota ka thënë se qeveritë duhet të veprojnë për shkak se krizat klimatike po ndikojnë në psikologjinë e të rinjve.

“Kam frikë për të ardhmen”, ka thënë ajo.

Të ngjashme