Të shtëna më armë në parkun e ri në Arbëri

Prishtinë | 24 Nën 2019 | 20:24 | Nga Ekonomia Online

Sot rreth orës 19:50, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në lagjen “Arbëri” në Prishtinë.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Daut Hoxha, i cili ka thënë se nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

“Rreth orës 19:50 është raportuar se në parkun e ri të lagjes ‘Arbëria’ në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë”.

“Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar. Detajet tjera do të mësohen pas raportimeve shtesë”.

Të ngjashme