Rreth orës 03:20 të mëngjesit ka pasur të shtëna me armë zjarri afër klubit “Duplex” në Prishtinë. Sinjali mëson se një person ka mbetur i plagosur në këmbë dhe i njëjti është dërguar në QKUK. Personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, siç mëson Sinjali në vendin e ngjarjes janë gjetur 2 […]
Të shtëna me armë zjarri afër klubit “Duplex” në Prishtinë, plagoset një person

Rreth orës 03:20 të mëngjesit ka pasur të shtëna me armë zjarri afër klubit “Duplex” në Prishtinë.
Sinjali mëson se një person ka mbetur i plagosur në këmbë dhe i njëjti është dërguar në QKUK.
Personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë, siç mëson Sinjali në vendin e ngjarjes janë gjetur 2 gëzhoja.
Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.
















