Ekonomia Online
FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri në Veternik, tre persona të plagosur nga arma, një tjetër nga thika

Të shtëna me armë zjarri në Veternik, tre persona të plagosur nga arma, një tjetër nga thika

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mëngjesin e hershëm sot në magjistralën Prishtinë-Ferizaj. Tre persona mbetën të lënduar nga ky rast, dy prej të cilëve morën plagët nga arma e zjarrit, ndërsa i treti nga një mjet i mprehtë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. “Sot, rreth […]

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mëngjesin e hershëm sot në magjistralën Prishtinë-Ferizaj. Tre persona mbetën të lënduar nga ky rast, dy prej të cilëve morën plagët nga arma e zjarrit, ndërsa i treti nga një mjet i mprehtë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Sot, rreth orës 05:00, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në magjistralen Prishtinë–Ferizaj. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar tre persona, dy prej të cilëve dyshohet se janë plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa një person dyshohet se është lënduar nga një mjet i mprehtë. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.”

Ai tha se njësitet relevante policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e mëtejme hetimore.

Të ngjashme