Tentim vrasje me sëpatë në Pejë

Prishtinë | 13 Kor 2018 | 11:37 | Nga

Dy persona janë sulmuar me sëpatë në Pejë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Besnik Lajqi” , ku sipas Policisë të dy personat janë sulmuar fizikisht nga një i dyshuar.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një sëpatë e cila dyshohet se është përdorur në rast. Viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Njësitë policore kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. I dyshuari gjendet në arrati.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme