Tërmet 5.8 ballë në Pakistan, tetë të vdekur dhe shumë të lënduar

Prishtinë | 25 Sht 2019 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Një tërmet i magnitudës 5.8 ballë ka shkaktuar tetë viktima dhe më shumë se 100 të plagosur në Pakistan.

Po ashtu edhe dëmet materiale janë të shumta, me ndërtesa të shembura dhe rrugë të dëmtuara.

Sipas Daily Mail, dridhjet e forta u shënuan 13 milje në veri të qytetit të Jhelum përgjatë kufirit midis provincës Punjab dhe Kashmir të kontrolluar nga Pakistani.

Lëkundjet u ndjenë në Neë Delhi ndërsa njerëzit nxituan të dilnin nga shtëpitë dhe zyrat e tyre në panik, duke përfshirë në Rajasthan, Punjab dhe Haryana.

“Tërmeti ishte 10 kilometra i thellë dhe u ndje në pjesën më të madhe të provincës Punjab, disa pjesë të Khyber Pakhtunkhëa”, tha për AFP shefi meteorolog i Pakistanit, Muhamed Riaz.

Të ngjashme