Tërmet i fuqishëm afër brigjeve të Kanadasë

Prishtinë | 25 Dhj 2019 | 10:43 | Nga Ekonomia Online

Një tërmet prej 6.3 ballësh të Rihterit është regjistruar në ujërat perëndimore të Kanadasë, 177 kilometra larg qytetit bregdetar, Port Hardy.

Autoritetet nuk kanë raportuar për lëndime apo dëme materiale

Epiqendra e këtij tërmeti ishte në 10 kilometra thellësi nën sipërfaqen e tokës.

Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Evropiane, ky tërmet e kishte bazën 518 kilometra në perëndim të qytetit të njohur, Vancouver.

Qendra Paralajmëruese e Cunameve të Paqësorit nuk ka lëshuar ndonjë alarm për cunami në këtë rajon, shkruan “Reuters”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme