Të paktën 25 persona janë vrarë dhe 450 të tjerë kanë mbetur të lenduar nga një tërmet i fuqishëm që goditi Kashmirin dhe Pakistanin ditën e martë. Lëkundjet me magnitudë 5.8 dhe intensitet deri shtatë ballë shembën urat, shkollat, kishat dhe shtëpitë e banorëve, shkulën shtyllat e tensionit dhe çanë rrugët për makina në zonat […]
Tërmeti prej 5.8 ballësh në Kashmir : 25 të vdekur dhe 45 të plagosur

Të paktën 25 persona janë vrarë dhe 450 të tjerë kanë mbetur të lenduar nga një tërmet i fuqishëm që goditi Kashmirin dhe Pakistanin ditën e martë.
Lëkundjet me magnitudë 5.8 dhe intensitet deri shtatë ballë shembën urat, shkollat, kishat dhe shtëpitë e banorëve, shkulën shtyllat e tensionit dhe çanë rrugët për makina në zonat midis Kashmirit dhe Pakistanit.

Në rajonin e Mirpurit, ku u shënua numri më i madh i viktimave, qindra persona morën pjesë të mërkurën në ceremonitë e varrimit.
Më i vogli ndër ta ishte vetëm 1 vjeç e gjysmë.
https://www.youtube.com/watch?v=FSUgUxYj-W4

















