Thaçi nderon me medaljen presidenciale drejtorin e parë të Policisë, Steve Benett

Prishtinë | 06 Sht 2019 | 11:38 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka nderuar me medalje presidenciale për siguri, drejtorin e parë të Policisë, Steve Benett, me rastin e shënimit të 20-vjetorit të këtij institucioni, raporton Ekonomia Online.

Sipas Thaçit, Benett ka vendosur themelin e sigurisë së Kosovës.

“Duke vlerësuar kontributin e jashtëzakonshme të Steve Benett për sigurinë e Policisë së Kosovës ndaj medaljen presidenciale për siguri për kontributin e dhënë në Policinë e Kosovës, për vendosjen e themelit të sigurisë së Kosovës. Steve është arkitekti i sigurisë së Kosovës”, tha ai.

Steve Benett, theksoi se kjo medalje i kushtohet të gjithë pjesëtareve policor pasi siç tha ai është meritë e tyre.

“Desha të ju falënderoj për këtë medalje. Ju jeni ata që jeni meritor për këtë, unë vetëm isha një bashkëpunues i juaj e pranoj ketë në emrin tuaj”, tha ai.

Të ngjashme