Thaçi sërish në ShBA, s’raporton për dëbimin e “gylenistëve”

Prishtinë | 05 Dhj 2018 | 10:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi, nuk ka shkuar për raportim në Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018, raporton Ekonomia Online.

Presidenti Thaçi ndodhet në ShBA, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara, George H Ë Bush, i cili ka vdekur më 30 nëntor në moshën 94 vjeçare.

Edhe javën e kaluar kreu i shtetit ka injoruar këtë komision, duke mos raportuar për dëbimin e gjashtë turqve nga Kosova, pasiqë edhe atë javë ishte në ShBA.

Ndërsa në këtë mbledhje ka ardhur të raportojë ish-ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj. Kurse me pas pritet të dëshmojnë dhe familjarët e të deportuarve.

Ditë më parë në këtë Komision është intervistuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj, raporton EO.

Ai kishte thënë se për rastin e deportimit të shtetasve turq, ishte informuar rreth një orë më vonë pasi kishte ndodhur largimi i tyre nga Republika e Kosovës.

Ndërsa ka raportuar para Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me këtë rast, Haradinaj ka sqaruar se për shkak të mos informimit të tij, siç shkruan ligji për këto ngjarje, kërkoi atë kohë shkarkimin e drejtorit të AKI-së, Driton Gashi si dhe ministrit të Punëve të Brendshme Flamur Sefajt.

 

Të ngjashme