Themelohet Këshilli amerikano-serb i biznesit, Escobar dhe Hill shfaqen në ngjarje me Gjuriqin

Prishtinë | 16 Qer 2023 | 08:29 | Nga Ekonomia Online

Në një ceremoni ku kanë marrë pjesë Emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, dje është themeluar Këshilli amerikano-serb i biznesit.

Për themelimin e këtij Këshilli, ka njoftuar Ambasadori i Serbisë në ShBA, Marko Gjuriq, i cili ka publikuar edhe fotografi nga ceremonia.

Gjuriq ka thënë se kjo ngjarje shënon fillimin e një kapitulli të ri të partneritetitn ekonomik mes ShBA’së dhe Serbisë.

Të ngjashme