Theu veturën dhe vodhi qindra euro, arrestohet një person në Ferizaj

Prishtinë | 25 Maj 2024 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili ka thyer një veturë dhe ka vjedhur nga portofolio një shumë të parave që gjendeshin aty, raporton Ekonomia Online.

Sipas organeve të rendit, persona i arrestuar ka arritur që të marrë rreth 210 euro dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

“Me datën 24.05.2024 rreth orës 18:00 policia e stacionit në Ferizaj  ka pranuar një informatë se në qendrën ” The Village -Shopping & Fun” në Ferizaj ishte një rast i vjedhjes nga vetura. Hetuesit policorë nën autorizim të prokurorit të shtetit i kanë ndërrmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë mësuar se një person me forcë ka hapur një veturë dhe nga aty ka arritur që të vjedhë nga portfoli para rreth 210 euro dhe të largohet në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia njoftoi se arrestimi i 45 vjeçarit u bë pas një pune intensive hetimore.

“Pas një pune intensive hetimore , shikimit të kamerave të sigurisë, hetuesit policorë kanë arritur që të  identifikojnë dhe rreth orës 23:00 të arrestojnë të dyshuarin Q.M (M/K), i moshës 45 vjeçar, të cilin e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore”, theksohet në njoftim.

Organet e rendit kanë apeluar te qytetarët që të bëjnë kujdes për veturat e tyre dhe mos të lënë gjësende me vlerë në vetura, sepse mund të jenë cak i personave të dyshuar për vjedhje.

Të ngjashme