Thirrja e Bashës një ditë para protestës: Asnjë hap pas

Prishtinë | 01 Qer 2019 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Një ditë para protestës së madhe, të njoftuar nga opozita e bashkuar, kreu i PD-së, Lulzim Basha fton gjithë shqiptarët që të mblidhen në sheshin para Kryeministrisë. Shefi i opozitës thotë se nuk ka asnjë hap prapa për çlirimin e vendit nga e keqja.

“Asnjë hap pas për çlirimin e vendit nga e keqja! Nesër në ora 19:00 të gjithë në shesh! #2qershor #ShqipëriaSiEuropa“- apelon Basha, duke ftuar gjithë shqiptarët të bëhen bashkë, teksa poston edhe këtë video si mesazh të fortë të tubimit.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama sot publikoi letrën e 7 të hapur, por nuk ia drejtonte kreut të PD. Zoti Rama iu drejtohej demokratëve, duke theksuar faktin se zgjedhjet do të bëhen me 30 qershor.

Njëkohësisht, Partia Socialiste ka njoftuar çeljen zyrtare të fushatës për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme