Tirana gjobit lypësit dhe 82 veprime tjera që ndalohen në kryeqytetin shqiptar

Prishtinë | 22 Dhj 2018 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Çdo njeri në kryeqytet që do të kapet duke kërkuar lëmoshë në hapësirat publike do të gjobitet nga 1-mijë deri 20 mijë lekë të reja.

Këshilli Bashkiak i Tiranës,vetëm me votat e mazhorancës, ka marrë vendimin që të gjobisë personat që lypin në rrugët e kryeqytetit.

Pika 7 e Nenit 10 të paketës ligjore kriminalizon “Kërkimin e lëmoshës në mjedise publike dhe fshirjen ose pastrimin e xhamave të makinave në semafor”, raporton “Oranews”.

Ata persona që detyrohen të dalin në rrugë për të kërkuar lëmoshë shprehen se këtë e bëjnë nga nevoja për të mbledhur sado pak para për të mbijetuar.

“Nuk jam lypës, unë jam invalid pune që marr 16 mijë lekë në muaj. Nuk i kam kërkuar njeriu lekë”, thotë një nga ta për “OraNews”.

Në total janë 83 veprime që konsiderohen si shkelje dhe për të cilat qytetarët do të gjobiten nga policia Bashkiake.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme