Tre fëmijë nga Kosova do të dërgohen për shërim në Izrael

Prishtinë | 25 Mar 2021 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Kosovës në Izrael, Ines Demiri ka njoftuar se do t’i marrë tre fëmijë nga Kosova për shërim atje.

Demiri ka thënë se fëmijët do të dërgohen për shërim si rezultat i bashkëpunimit në mes të Ambasadës së Kosovës në Jerusalem dhe Qeverisë izraelite.

Fëmijët të cilët do të shkojnë për shërim në Izrael do të shoqërohen edhe nga nënat e tyre.

“Sot zhvillova një takim të rëndësishëm dhe të frytshëm me z. Simon Fisher, drejtor ekzekutiv i organizatës humanitare ‘Save a Child’s Heart’, me seli në Holon të Izraelit dhe me ambasadorin Dan Oryan – drejtor i Departamentit për Ballkan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit. E mirëprita kërkesën e z. Fisherit dhe të ambasadorit z. Oryan për bashkëpunim të ngushtë me Ambasadën tonë në Jerusalem. Si fryt i këtij bashkëpunimi, tre fëmijë nga Kosova, të shoqëruar nga nënat e tyre, gjatë ditëve në vijim do të vijnë për shërim në Izrael”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Të ngjashme