Tri familje kosovare i shpëtuan zjarrit në Londër

Prishtinë | 14 Qer 2017 | 23:02 | Nga

Ka shkuar në 12 numri i viktimave nga zjarri në Londër.

Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur të shpëtojnë nga ndërtesa së paku 65 persona që janë dërguar në spitale të ndryshme në perëndim të kryeqytetit britanik.

Së paku 3 familje shqiptare nga Kosova jetonin në këtë ndërtesë, dhe që të tria kanë arritur të dalin sigurt nga aty pas rënies së zjarrit.

Kryeministrja Theresa May tha se do të ketë një hetim të plotë për rastin, për të kuptuar arsyet e zjarrit.

Të ngjashme