Tri vetura aksidentohen në Komoran, 9 të lënduar

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 23:09 | Nga Ekonomia Online

Një aksident zinxhiror ka ndodhur, sonte në mbrëmje, në Komoran.

Sipas burimeve të KALLXO.com nëntë persona kanë pësuar lëndime në këtë aksident i cili ka ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Komoran të Drenasit.

Të lënduarit kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Policia e Kosovës ka konfirmuar aksidentin.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Daut Hoxhës, aksidenti ka ndodhur pak pas orës 19:00.
Në këtë aksident sipas zëdhënësit janë përfshirë tri automjete.

“Deri tani sipas informacioneve nga terreni 6 persona kanë marrë lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Daut Hoxha.

Të ngjashme