Trump anulon Konventën Republikane në Florida

Prishtinë | 24 Kor 2020 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan Donald Trump ka anuluar konventën parazgjedhore të partisë republikane në Florida, shkaku i koronavirusit.

“Nuk është koha e duhur për këtë,” tha ai, duke shtuar se ai prapë do të mbajë një fjalim kongresi në një formë tjetër.

Kjo ndodhi kur numri i rasteve të Covid-19 në SHBA kaloi katër milionëshin, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Një pjesë e Konventës do të mbahet në Karolinën e Veriut, ku Trump do të emërohet zyrtarisht si kandidat për president republikan.

Ngjarja, e shkurtuar në gjysmë dite, do të mbahet më 24 gusht në qytetin Charlotte, vendi origjinal i kongresit.

Trump e ndërroi vendndodhjen në Jacksonville, Florida pasi guvernatori demokrat i Karolinës së Veriut insistoi në maj të kufizonte madhësinë e turmës në kongres, për shkak të distancës sociale.

Të ngjashme