Ekonomia Online
FUNDIT

Trump në Britani, takon kryeministren May

Trump në Britani, takon kryeministren May

Presidenti amerikan, Donald Trump beson se Britania mund të ketë një marrëveshje thelbësore tregtie me SHBA-në pasi të dalë nga BE. Trump foli ndërsa ai dhe Kryeministrja Theresa May mbajtën një takim me liderët e biznesit, në ditën e dytë të vizitës së tij në Britaninë e Madhe. “Ne do të punojmë shumë por mendoj […]

Presidenti amerikan, Donald Trump beson se Britania mund të ketë një marrëveshje thelbësore tregtie me SHBA-në pasi të dalë nga BE.

Trump foli ndërsa ai dhe Kryeministrja Theresa May mbajtën një takim me liderët e biznesit, në ditën e dytë të vizitës së tij në Britaninë e Madhe.

“Ne do të punojmë shumë por mendoj se duhet të kemi një marrëveshje tregtare shumë të rëndësishme, që do të jetë një marrëveshje e drejtë dhe mendoj se është diçka që ju dhe ne e duam”, tha Donald Trump.

Vizita e Trump në Mbretërinë e Bashkuar, është pritur me protesta në shumë qytete të vendit ndërkohë që edhe pjesa e mbetur e qëndrimit të tij do të shoqërohet nga manifestime.

Të hënën në mbrëmje, Trump ishte i ftuari i Mbretëreshës Elisabetë, në një darkë shtetërore në Pallatin Bukingham, ku lavdëroi, siç tha, miqësinë e përjetshme midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara.

Të ngjashme