Trump pranon se tranzicioni zyrtar i pushtetit tek Biden duhet të fillojë

Prishtinë | 24 Nën 2020 | 08:23 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka pranuar që një tranzicion zyrtar duhet të fillojë dhe që presidenti i zgjedhur, Joe Biden, të marrë detyrën.

Trump tha se agjencia federale që mbikëqyr dorëzimin duhet të “bëjë atë që duhet të bëhet”, edhe pse ai u zotua të vazhdonte të kundërshtonte humbjen e tij në zgjedhje, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova

Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme (GSA) tha se po e pranonte Biden si “fituesin e dukshëm”.

Ajo erdhi ndërsa fitorja e Biden në shtetin e Miçiganit u certifikua zyrtarisht, një goditje e madhe për Trump.

Pas njoftimit të GSA, Pentagoni tha se do të siguronte “mbështetje për ekipin e Biden … në një mënyrë profesionale, të rregullt dhe efikase që i përshtatet pritjeve të publikut për Departamentin dhe angazhimit tonë për sigurinë kombëtare”.

Të ngjashme