Trump reagon ndaj deklaratës së Iranit: Injorante dhe fyese

Prishtinë | 25 Qer 2019 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ndaj, siç e quajti, deklaratës injorante dhe fyese të lëshuar nga Irani pasi njoftoi sanksione të reja ndaj Iranit.

Trump shkroi në Twitter pasi presidenti i Iranit Hassan Rouhani, tha se masat e reja tregojnë se Shtëpia e Bardhë është “e vonuar mendërisht”.

Donald Trump tha se udhëheqësit e Iranit “nuk e kuptojnë realitetin”.

Ai zbuloi sanksionet të hënën, duke thënë se ato ishin një përgjigje ndaj “sjelljes agresive” të fundit nga Irani.

Sanksionet synojnë një numër individësh, veçanërisht Liderin Suprem të Iranit Ayatollah Ali Khamenei, për të cilin Trump tha se ishte “në fund të fundit përgjegjës për sjelljen armiqësore të regjimit”.

SHBA ka pohuar se Ajatollah Khamenei ka akses në pasuri të madhe që ndihmon në financimin e Gardës së Revolucionit Islamik (IRCG).

Të ngjashme