Trump së shpejti në rajon? Jansha: Më premtoi se do të vinte

Prishtinë | 24 Sht 2026 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, e ka ftuar presidentin amerikan, Donald Trump për vizitë në Slloveni, gjë të cilën thotë ta ketë pranuar i pari i Shtëpisë së Bardhë.

Në një intervistë për televizionin amerikan “Newsmax”, Jansha tha se Trumpi e njeh Slloveninë meqë edhe Zonja e Parë vjen nga ky vend.

Lajmin për ftesën drejtuar presidentit republikan, Jansha e publikoi edhe në profilin e tij në X, duke e shoqëruar me një pjesë të shkurtër të intervistës.

Në postim, ai theksoi se Sllovenia dhe ShBA-ja kanë një marrëdhënie të veçantë.

“Dhe për këtë arsye, mbrëmë në pritje e ftova presidentin Donald Trump në Slloveni” tha kryeministri slloven, vendi i origjinës së Zonjës së Parë amerikane , Melania Trump.

Dy liderët u takuan të martën në pritjen tradicionale për liderët, të organizuar në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nga presidenti i shtetit nikoqir.

Të ngjashme