Trump thotë se do ta ‘sjellë ushtrinë’ për ta ruajtur kufirin me Meksikën

Prishtinë | 25 Tet 2018 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se do ta “sjellë ushtrinë” për ta mbrojtur kufiring amerikan nga një karvan i emigrantëve të Amerikës Qendrore.

Pavarësisht paralajmrimeve të presidentit amerikan, mijëra burra, gra dhe fëmijë janë nisur drejt kufirit të largët amerikan për të shpëtuar nga dhuna, varfëria dhe korrupsioni qeveritarë, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

“Unë do ta sjellë ushtrinë për këtë emergjencë kombëtare. Ata do të ndalohen”, ka shkruar Trump në llogarinë e tij në Twitter.

Ndërsa zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe Pentagonit ende nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim për komentet e presidentit amerikan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme