Turqia ndihmon Palestinën në luftën kundër Coronavirusit

Prishtinë | 25 Pri 2020 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

Agjensia shtetërore e ndihmës në Turqi dërgoi të premten ndihma mjekësore në Palestinë në luftë kundër pandemisë Covid-19.

Pjesë e ndihmave janë kuti testimi, maska, veshje speciale dhe pajisje të tjera esenciale kundër COVID-19, shkruan Anadolu.

Gjatë ceremonisë, Ministrja Palestineze e Shëndetësisë Mai Al-Kaileh përcolli mirënjohjen e saj për qeverinë turke dhe njerëzit për ndihmën.

Nga ana e tij, koordinatori i Palestinës për TIKA, Ahmet Refik Cetinkaya, nënvizoi miqësinë midis dy vendeve, duke thënë se Turqia do të qëndrojë gjithmonë pranë popullit palestinez edhe në luftën e tyre kundër okupimit izraelit.

Turqia pranoi thirrjen e Palestinës për ndihmë mjekësore dhe financiare në luftën kundër pandemisë, sipas një deklarate zyrtare të enjten.

Deri tani ka 480 persona të infektuar me koronavirus në Palestinë, si dhe dy të vdekur.

Kujtojmë se koronavirusi është përhapur në 185 vende dhe rajone që prej shfaqjes në Kinë dhjetorin e kaluar, ku Amerika dhe Evropa janë zonat më të goditura në botë.

Mbi 2.78 milion raste janë raportuar tani në të gjithë botën, numri i vdekjeve është mbi 194,000 dhe mbi 765,000 raste të shëruara sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.

Të ngjashme