U arratis nga burgu në Maqedoninë e Veriut, 28-vjeçari arrestohet në Fushë-Kosovë

Prishtinë | 25 Jan 2023 | 23:40 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se 28 vjeçari, T.B , është arrestuar në Fushë Kosovë, pasditen e së mërkurës dhe se i njëjti kërkohej edhe nga autoritetet maqedonase. Bëhet e ditur se PK po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me procedimin e mëtejmë të personit të arrestuar.

Është arrestuar një shtetas i Maqedonisë së Veriut në Fushë Kosovë pasi i njëjti po kërkohej nga autoritetet maqedonase si shkak i shfrytëzimit të një pushimi të dhënë nga burgu ku po vuante dënimin.

Përmes një njoftimi, Policia e Kosovës ka njoftuar se 28 vjeçari, T.B , është arrestuar në Fushë Kosovë, pasditen e së mërkurës.

“Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës, ka mundësuar që sot rreth orës 19:30, nga njësitet policore të Fushë Kosovës, të arrestohet personi T.B mashkull, 28 vjeç, shtetas i Maqedonisë së Veriut. Personi në fjalë ishte në kërkim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, pasi që dyshohet se duke shfrytëzuar një pushim (ditë të caktuara) , të dhënë nga burgu, ku ai po vuante dënimin, është arratisur dhe strehuar në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se zyrtarët policor të Fushë Kosovës, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me Njësitin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe institucionet përkatëse, lidhur me procedimin e mëtejmë të personit të arrestuar.

PK ka falenderuar qytetarët për kontributin dhe besimin e tyre të vazhdueshëm.

Të ngjashme