Ekonomia Online
FUNDIT

Avancohet bashkëpunimin në luftën kundër krimit mes Prokurorisë së Shtetit të Kosovës dhe Malit të Zi

Avancohet bashkëpunimin në luftën kundër krimit mes Prokurorisë së Shtetit të Kosovës dhe Malit të Zi

Prokuroritë e Shtetit të Kosovës dhe Malit të Zi do të vazhdojnë të avancojnë bashkëpunimin në të gjitha nivelet për të përmbushur nevojat e luftës efektive kundër të gjitha llojeve të krimit, kështu u dakorduan Ushtruesja e Detyrës së Prokurores Supreme të Shtetit të Malit të Zi, Maja Jovanović, dhe Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit […]

Prokuroritë e Shtetit të Kosovës dhe Malit të Zi do të vazhdojnë të avancojnë bashkëpunimin në të gjitha nivelet për të përmbushur nevojat e luftës efektive kundër të gjitha llojeve të krimit, kështu u dakorduan Ushtruesja e Detyrës së Prokurores Supreme të Shtetit të Malit të Zi, Maja Jovanović, dhe Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit të Republikës së Kosovës, Besim Kelmendi, në takimin e përbashkët, i cili është mbajtur në Podgoricë.

“Jemi të vetëdijshëm për faktin që anëtarët e grupit kriminal bashkohen lehtësisht, se bota e tyre nuk njeh kufij dhe procedura burokratike. Pikërisht për këtë, për ne është veçanërisht e rëndësishme arritja e një bashkëpunimi direkt i cili do të mund të përshpejtonte veprimet konkrete të prokurorive të Malit të Zi dhe Kosovës”, tha U.D. Prokurorja Supreme e Shtetit, Maja Jovanoviq.

U.D. Kryeprokurori i Shtetit i Republikës së Kosovës, Besim Kelmendi, theksoi se përmirësimi i bashkëpunimit dhe veprimet e përbashkëta do të kontribuojnë njëkohësisht si në parandalimin ashtu edhe në luftimin e të gjitha llojeve të krimit, në radhë të parë të krimit të organizuar.

Bashkëbiseduesit konstatuan se bashkëpunimi i dakorduar në periudhën e ardhshme do të rezultojë në përshpejtimin e procedurave në çështje të veçanta.

Të ngjashme