U mbajt takim në mes prokurorëve koordinatorë për veprat penale kundër dhunës në familje

Prishtinë | 23 Dhj 2022 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Me ftesë të koordinatores për veprat penale kundër dhunës në familje nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Sevdije Morina, është mbajtur takim në mes koordinatorëve për këto vepra penale nga të gjitha prokuroritë themelore të Republikës së Kosovës.

Në këtë takim u diskutua për problemet dhe sfidat kryesore me të cilat ballafaqohen prokurorët e shtatit në trajtimin e rasteve që kanë të bëjnë me veprat penale kundër dhunës në familje. Ndër të tjera u diskutua për sigurimin e provave të mjaftueshme, tërheqjen e deklaratave të viktimave në shqyrtim dhe për pamundësinë ligjore për tu mbështetur në deklaratat e mëhershme.

Po ashtu, gjatë këtij takimi u diskutua edhe për mungesën e kapaciteteve në Institutin e psikiatrisë forenzike dhe zvarritjen e ekspertizave.

Në këtë takim, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Ambasada Amerikane në Prishtinë të gjithë prokurorët koordinatorë u zotuan që do të vazhdojnë me përkushtim edhe më të madh, me urgjencë dhe me efikasitet të trajtojnë të gjitha rastet që ndërlidhen me veprat penale kundër dhunës në familje.

Të ngjashme