Udhëheqësit e G7 priten të mbajnë takim për të diskutuar rreth Afganistanit

Prishtinë | 24 Gus 2021 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Të martën udhëheqësit e grupit G7 do të mbajnë një samit virtual për të diskutuar rreth Afganistanit.

Për shkak se Britania aktualisht kryeson G7, Boris Johnson, kryeministri i vendit, do të kryesojë takimin. Ai dhe aleatët e tjerë të NATO-s kanë shprehur shqetësimin e tyre ndaj vendimit të papritur të Joe Biden për të tërhequr të gjitha trupat amerikane nga Afganistani.

Ky veprim shkaktoi një kolaps të qeverisë afgane dhe fitore për kundërshtarët e saj xhihadistë talibanë, raporton The Economist.

Ekipi i Johnson thotë se ai do t’i bëjë presion  Bidenit të zgjasë afatin e 31 gushtit për tërheqjen e trupave, në mënyrë që njerëzit që punuan për NATO-n të vazhdojnë të evakuohen nga aeroporti i Kabulit.

Por talibanët e kanë quajtur 31 gushtin si një “vijë të kuqe” dhe paralajmëruan për “pasoja” nëse ndonjë forcë e huaj mbetet më pas.

Grupi thotë gjithashtu se ata me dokumente korrekte do të lejohen të largohen nga vendi pas 31 gushtit.

Të ngjashme