Ukraina i ka shkaktuar dëme të mëdha forcave ushtarake ruse dhe pajisjeve të tyre

Prishtinë | 07 Maj 2022 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Agresioni në Ukrainë po i kushton shumë Rusisë, pasi forcat ukrainase i kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme forcave ushtarake ruse dhe pajisjeve të tyre, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

Brenda natës, raporti ditor i Ministrisë së Mbrojtjes – postuar në Twitter – thoshte se të paktën një nga tanket “më të avancuar” të Rusisë, T-90M, ishte shkatërruar gjatë luftimeve, përcjell Telegrafi.

Kështu, Ministria e Mbrojtjes tha se “do të duhet kohë dhe shpenzime të konsiderueshme që Rusia të rindërtojë forcat e saj të armatosura pas këtij konflikti”.

Të ngjashme