Ekonomia Online
FUNDIT

Ukraina pretendon se ende mban një pjesë të qytetit të rrethuar Bakhmut

Ukraina pretendon se ende mban një pjesë të qytetit të rrethuar Bakhmut

Forcat ukrainase ende kontrollojnë skajin jugperëndimor të qytetit Bakhmut, tha zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar. Forcat e Kievit kanë bërë disa përparime “në në veri dhe në jug të Bakhmutit” dhe trupat ruse po vazhdojnë të pastrojnë zonat që ata kontrollojnë, shkroi Maliar në aplikacionin e mesazheve Telegram. Rusia ka pohuar se ka […]

Forcat ukrainase ende kontrollojnë skajin jugperëndimor të qytetit Bakhmut, tha zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar.

Forcat e Kievit kanë bërë disa përparime “në në veri dhe në jug të Bakhmutit” dhe trupat ruse po vazhdojnë të pastrojnë zonat që ata kontrollojnë, shkroi Maliar në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Rusia ka pohuar se ka pushtuar plotësisht Bakhmutin e Ukrainës, ndërsa presidenti Vladimir Putin më herët përgëzoi trupat e tij dhe grupin mercenar Wagner për marrjen e qytetit.

Bakhmut, një qytet minierash kripe që dikur kishte një popullsi prej 70,000 banorësh, ka qenë skena e betejës më të gjatë dhe më të përgjakshme në luftën 15-mujore të Rusisë në Ukrainë, shkruan Al Jazeera.

Të ngjashme