Fillon procesi zgjedhor në PDK-së në Prizren, mobilizohen strukturat e saj

Prishtinë | 03 Tet 2018 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Kanë filluar përgatitjet për organizimin e procesit zgjedhor brenda partiak, në degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren. Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet brenda partiake, lidershipi i PDK-së në Prizren, dhe kryetari Minir Krasniqi, kanë  filluar takimet e rregullta me të gjitha strukturat e saja nga kryesia e degës, kryetarët e nëndegëve, kryesia e rinisë dhe e gruas Demokratike.

Në kuadër të këtij procesi, sot janë takuar kryetarët e nëndegëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Rinisë  Demokratike në Prizren, meqë rast janë njoftuar zyrtarisht për këtë proces tejet të rëndësishëm për Partinë Demokratike të Kosovës.

Ky proces zgjedhor do të jetë tërësisht i hapur, gjithëpërfshirës, transparent dhe garues, në të cilin do të ketë gërshetim kreativ gjeneratash dhe hapje dyersh për të gjithë ata, që kanë ide dhe duan të kontribuojnë për Partinë Demokratike të Kosovës dhe për Dekadën e Re.

Gjatë takimit me kryetarët e nëndegëve të PDK-së dhe Rininë Demokratike, është  diskutuar për  përgatitjet e zgjedhjeve të brendshme, meqë rast janë njoftuar për formimin e komisioneve lokale për organizimin e zgjedhjeve në degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, në përputhje të plotë më Rregulloren për Organizimin e Zgjedhjeve dhe Udhëzuesit përkatës, dokumente të miratuara në organet drejtuese të PDK-së.

Strukturat e PDK-së, të rinj e të vjetër , burra e gra, vajza e djem, së bashku me shpirtin e tyre demokrat, do të flasin me zërin e Partisë Demokratike të Kosovës të Dekadës së Re, duke e domokratizuar dhe forcuar në radhë të parë Partinë Demokratike të Kosovës, dhe përmes saj edhe vendin tonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme