UNDP siguron artikuj mbrojtës për Policinë e Kosovës

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë ka siguruar artikuj mbrojtës për Policinë e Kosovës.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga UNDP.

UNDP në Kosovë mbetet partner i përkushtuar i Policisë së Kosovës dhe për të mbështetur operacionet e PK-së dhe stafit që vepron në vijën e pare, ka siguruar artikut më të nevojshëm mbrojtës: • 4000 copë maska mbrojtëse, 4000 copë dorëza gome dhe 500 copë sanitizues dore me bazë alkooli (0,5 l secila)”, thekson komunikata.

Artikujt mbrojtës do të shpërndahen në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Policisë, përkatësisht të gjithë oficerëve në tërë Kosovën.

“Shpresojmë që kontributi i UNDP-së do ta lehtësojë sado pak punën e grave dhe burrave dhe u urojmë të gjithëve suksese të vazhdueshme në sigurimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë. Dorëzimi i artikujve u koordinua me Z. Hamdi Hyseni, Drejtor i Departamentit për Shërbime Mbështetëse. Këta artikuj mbrojtës do të shpërndahen në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Policisë përkatësisht të gjithë oficerëve të policisë në tërë Kosovën”, bën të ditur UNDP.

Të ngjashme